
Kryeministri bullgar Rumen Radev ka dënuar ashpër sulmin me dronë detarë dhe ajrorë ndaj dy anijeve tregtare në Detin e Zi, njëra prej të cilave është fundosur. Autoritetet vijojnë kërkimet për anëtarët e zhdukur të ekuipazhit, ndërsa deri më tani nuk është identifikuar përgjegjësi për sulmin.
“Një sulm i tillë brenda zonës ekskluzive ekonomike të Bullgarisë është absolutisht i papranueshëm”, deklaroi Radev, duke e cilësuar ngjarjen si një shkelje flagrante të së drejtës detare. Sipas kryeministrit bullgar, sulmi ndodhi rreth orës 03:00 me orën lokale, afërsisht 70 milje detare në lindje të qytetit të Byalës. Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e lundrimit dhe rrezikun e përhapjes së mëtejshme të konfliktit në Ukrainë.
Radev paralajmëroi se, nëse lufta nuk merr fund, pasojat mund të shtrihen përtej kufijve të Ukrainës, duke shtuar rrezikun e një konflikti me përmasa globale.