Flash

Aksident "zinxhir" në Sarandë, përplasen 6 makina

Lapsi.al 9 August 2026

Një aksident zinxhir është regjistruar në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Ismail Qemali”, ku janë përfshirë të paktën 7 automjete.

Sipas burimeve paraprake, 50-vjeçari Dhimitër Papa, banor i Sarandës, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur kur ka përplasur automjetin e parë. Përplasja ka shkaktuar më pas një reaksion zinxhir, duke dëmtuar edhe 6 automjete të tjera.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Shërbimet e qarkullimit rrugor kanë mbërritur në vendngjarje dhe i kanë kërkuar 50-vjeçarit t’i nënshtrohej testit të alkoolit. Sipas burimeve, ai ka refuzuar kryerjen e alkotestit.

Për këtë arsye, Papa është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës. Policia vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes. /BW

Të këshilluara

Ku janë zjarret më aktive sot në vend

Në vendin tonë situate me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish. Këhstu...

11:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI