Flash

Aksident në Kosovë, plagosen 5 persona, mes tyre dhe dy efektivë policie

Lapsi.al 28 July 2026

Pesë persona, përfshirë dy zyrtarë policorë, janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Gurrakoc të Istogut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës dhe një veturë civile.

Si pasojë e përplasjes, lëndime kanë pësuar dy zyrtarë policorë nga Rajoni i Mitrovicës, si dhe tre qytetarë që ndodheshin në automjetin tjetër. Të gjithë të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI