
Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin Berat–Ura e Kuçit. I plagosuri, Endri Selfaj, po lëvizte me biçikletëu kur u përplas nga një automjet që u largua menjëherë nga vendngjarja. Kalimtarët e gjetën të shtrirë në rrugë dhe njoftuan policinë. Selfaj u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të dëmtimeve u transportua më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka nisur kërkimet për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij. Për këtë qëllim janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë aksit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit që u largua pa i dhënë ndihmë 40-vjeçarit.