Flash

Hetimet/ Autorët ndoqën "Çilon" 3 km, eksplozivi u aktivizua me telekomandë

Lapsi.al 11 October 2026

Hetimet/ Autorët ndoqën "Çilon" 3 km, eksplozivi u

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me eksploziv që tronditi mbrëmjen e së shtunës Gjirokastrën, ku Beqir Devolli, i njohur me nofkën ‘Çilo’, humbi jetën në spital, ndërsa Erigers Mela mbeti i plagosur.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, lënda shpërthyese është aktivizuar me telekomandë. Personi që dyshohet se kreu aktivizimin e eksplozivit e kishte ndjekur viktimën në distancë që nga zona e Viroit, për rreth 3 kilometra, deri në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Beqir Devolli, i njohur si ‘Çilo’, kishte pirë kafe me shokun e tij dhe më pas ishte futur në makinë. Pak çaste më vonë, automjeti u përfshi nga shpërthimi që i mori jetën dhe la të plagosur Erigers Melën.

Sipas informacioneve të bëra publike, viktima dhe pasagjeri ishin kërcënuar më parë përmes telefonatave. Gjithashtu, automjeti i Melës ishte djegur vitin e kaluar, në atë që dyshohet se ishte një akt paralajmërues. Beqir Devolli raportohet se kishte qëndruar për dy vjet në arrest shtëpie në Tiranë.

Një tjetër element që po shqyrtohet nga hetuesit është fakti se shpërthimi ndodhi përpara ambienteve të policisë. Sipas burimeve hetimore, autorët dyshohet se kanë pritur që rruga të zbrazej përpara se të aktivizonin lëndën shpërthyese.

Në kuadër të hetimeve, po shqyrtohet edhe pista e një lidhjeje të mundshme me vrasjen e Artan Myrtajt, i cili u qëllua për vdekje në Sarandë rreth dy javë më parë.

Hetimet vijojnë për të identifikuar autorët, për të zbardhur motivet e atentatit dhe për të verifikuar nëse ngjarja lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë. /syri.net

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI