Flash

Guardiola e kishte inat, Lineker e zbulon pas 30 vitesh: “Unë isha kapës topash”

Lapsi.al 4 April 2025
Guardiola e kishte inat, Lineker e zbulon pas 30 vitesh: “Unë isha
Gary Lineker nuk e kishte aspak imagjinuar se, kur me mikrofonin e BBC-së në dorë shkoi të intervistonte Pep Guardiolën sapo ai kishte mbërritur te Manchester City në vitin 2016, do t’i kujtohej diçka që kishte ndodhur rreth tridhjetë vite më parë, në një vend tjetër dhe, në thelb, në një jetë tjetër. Të dy ndodheshin në Barcelonë në fund të viteve ’80: sulmuesi anglez luante me ekipin blaugrana, ndërsa katalanasi qëndronte buzë fushës si mbledhës topash. Lineker është më i madh se Guardiola me pak më shumë se 10 vite – i lindur në vitin 1960, ndërsa Guardiola në 1971.

Lineker i habitur kur shkoi ta intervistonte: “Pse nuk ma dhe kurrë fanellën?”

Së fundmi, ish-sulmuesi i kombëtares angleze ka kujtuar herën e parë kur intervistoi Guardiolën pas ardhjes së tij te City nga Bayern në verën e vitit 2016. Përballë tij u gjend një person që kishte një “hesap të pambyllur” me të – gjë për të cilën Lineker nuk kishte asnjë dijeni. Dhe kështu, përpara se intervista të fillonte, Pep i bëri një pyetje që e zuri të papërgatitur: “Erdha për ta intervistuar dhe ai më tha: ‘Para se të fillojmë… unë kam qenë kapës topash në Barcelonë kur ti luaje atje. Pas çdo ndeshje vija te ti dhe të lutesha që të më jepje fanellën tënde. Nuk ma dhe asnjëherë. Pse? Kam vuajtur për këtë’”. Lineker vazhdoi: “Në atë moment ia shpjegova, i thashë: ‘Pep, atëherë nuk ishte si sot. Ne kishim vetëm një fanellë. Nuk na lejohej ta dhuronim’…” Vetëm atëherë, pas sqarimit të kësaj ngjarjeje që kishte mbetur pezull për më shumë se një çerek shekulli, intervista mundi të zhvillohej. Gary Lineker ka luajtur për Barcelonën nga viti 1986 deri në 1989, duke shënuar 51 gola në 138 ndeshje dhe fituar dy trofe: Kupën e Mbretit në 1988 dhe Kupën e Kupave në 1989. Në ato vite, Pep Guardiola po rritej në akademinë e klubit, La Masia, çka i mundësoi të ishte mbledhës topash në ndeshjet në shtëpi të blaugranave. Më pas, edhe vetë ai do të vishte atë fanellë për një dekadë, duke luajtur gjithsej 384 ndeshje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI