Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

CEO i Tether i bën tifozët të ëndërrojnë: Zidane e Del Piero bashkë te Juventus

Lapsi.al 19 March 2025
CEO i Tether i bën tifozët të ëndërrojnë: Zidane e
CEO i Tether ëndërron, por mbi të gjitha i bën tifozët e Juventus të ëndërrojnë. Në një moment kur flitet shumë për revolucione teknike dhe riorganizime brenda klubit, Paolo Ardoino, administratori i përgjithshëm i kompanisë Tether që së fundmi ka blerë një kuotë të vogël të aksioneve të klubit bardhezi, ka publikuar në profilin e tij në X një imazh simbolik: Alex Del Piero dhe Zinedine Zidane, të ulur në një tavolinë me logon e klubit pas tyre. Natyrisht, bëhet fjalë për një krijim të inteligjencës artificiale, i realizuar nga një faqe ndërkombëtare e tifozëve bardhezi, por që përcjell një ide shumë të qartë, shumë të dashur për tifozët këto kohë: atë të kthimit të Juventus te ata që kanë bardhezinjtë në ADN. Lexo më tej: Po lind Juventusi galaktik?Pas Tether fshihet një nga njerëzit më të pasur të Italisë Ish-kapiteni, natyrisht, është një nga figurat më të kërkuara për drejtimin e klubit, ndërsa trajneri francez (që ka veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër” mes viteve 1996 dhe 2001) mbetet ëndrra e shumëkujt për pankinën, edhe pse eksperienca e tij e fundit si trajner daton tashmë katër vite më parë, kur përfundoi ciklin e tij të dytë te Real Madrid.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI