Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Nisin problemet për Sylvinhon: Kumbulla më vete, Ismajli e mbyll stërvitjen para kohe

Lapsi.al 19 March 2025
Nisin problemet për Sylvinhon: Kumbulla më vete, Ismajli e mbyll

Problemet nuk kanë vonuar të shfaqen për teknikun Sylvinho në seancën e dytë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Anglisë dhe Andorrës. Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme, por me dy lajme shqetësuese për teknikun brazilian. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Marash Kumbulla u stërvit i veçuar për shkak të një problemi fizik. Po ashtu Ardian Ismajli ka ndjerë një shqetësim muskulor duke lënë stërvitjen para kohe.

Në bisedimet mes ekipit mjekësor të Kombëtares dhe Espanyol, është rënë dakord që Kumbulla t’i nënshtrohej një trajtimi të programuar, të cilin e ka aplikuar ditën e diel dhe i është rekomanduar pushim dy-ditor. Para seancës stërvitore të radhës, do të bëhet vlerësimi për gjendjen e lojtarit dhe do të vendoset nëse do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. Mbrojtësi i Empolit, në anën tjetër, braktisi stërvitjen më herët, pasi ndjeu një shqetësim muscular që vuri në alarm stafin teknik të kuqezinjve.

Lexo më tej: “Te Inter më tallin, thonë do pësoni 6 gola”: Asllani sfidon parashikimet me Anglinë

Stërvitja nisi me punën në palestër e më pas trajneri Sylvinho së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike. Seanca e sotme ishte e fundit në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa pasdite ekipi do të udhëtojë drejt Londrës. Të enjten kuqezinjtë do të mbyllin zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë, që do të luhet të premten në “Wembley Stadium”, në orën 20:45.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI