Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Tirana nervoze, i anulohen 2 gola: me Vllazninë mbyllet 0-0, Shkëmbi mbetet në rrezik

Lapsi.al 11 March 2025
Tirana nervoze, i anulohen 2 gola: me Vllazninë mbyllet 0-0, Shkëmbi

Tirana dhe Vllaznia u ndalën në një barazim pa gola në “Elbasan Arena” në kuadër të javës së 29-të të Kategorisë Superiore. Klasikja e futbollit shqiptar nuk prodhoi spektakël, duke përfunduar 0-0 dhe duke mos ndryshuar ndjeshëm pozitat e skuadrave në renditje.

Dy gola të anuluar, protestojë bardheblutë

45 minutat e para patën më shumë dinamikë, me Tiranën që ishte më kërkuese. Bardheblutë arritën të shënonin dy herë, por të dy rastet u anuluan për pozicion jashtë loje. Fillimisht, në minutën e 12', Jarmouni e dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje nga këndi, por arbitri sinjalizoi pozicion të parregullt. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 48’, Soler krosoi në zonë dhe Ernest shënoi me kokë, por pas rishikimit në VAR, goli u anulua sërish për pozicion jashtë loje. “Në këtë situatë që jemi më vjen keq, por VAR-i kështu është, ndonjëherë të pëlqen, ndonjëherë jo. Nëse golat janë offside, unë jam në rregull me këtë gjë. Është i vetmi moment që ndoshta acarohem dhe dal nga vetja. E di që futbolli është lojë gabimesh, por të gabosh në pasime të thjeshta është pak e tepërt", komentoi tekniku i bardhebluve Bledi Shkëmbi.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d06301bf8d4.mp4"][/video]

Ritëm i ulët dhe shumë ndërprerje

45 minutat e dyta u karakterizuan nga një lojë e vakët, me ritëm të ulët dhe shumë ndërprerje. Qato rrezikoi për kuqeblutë në minutën e 49' me një gjuajtje nga distanca, por Selmani devijoi mbi traversë. Tirana luajti e tërhequr, por Soler në minutën e 60' kishte një mundësi të mirë për të shënuar. Në minutën e 73', Kahrimanoviç provoi nga e majta, por nuk arriti të gjejë portën. Në minutën e 86', Mensah pati një mundësi të artë brenda zonës, por gjuajtja e tij nuk ishte e saktë. Sidoqoftë, në fund, tekniku i Vllaznisë Thomas Brdaric justifikoi pikën e marrë: "Ne e morëm këtë pikë pasi ishte një ndeshje e fortë. Mënyra si e nisëm lojën në pjesën e parë, nuk jam dakord me atë ç’ka dhamë. Në pjesën e dytë ishim më mirë dhe patëm mundësi shënimi. Për rastet e pastra që kishim në pjesën e dytë duhet ta fitonim ndeshjen. Po luanim kundër Tiranës, pasi po luftojnë për mbijetesë kanë objektiva, janë ekip me histori. Luajtëm në transfertë, por në përgjithësi ishte 50 me 50.

[video width="720" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d05cd6be6ad.mp4"][/video]

Renditja pas barazimit

Pas këtij barazimi, Vllaznia mbetet në vendin e 3-të me 50 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të 2-të. Nga ana tjetër, Tirana grumbullon 30 pikë dhe ruan vendin e 8-të në renditje, edhe pse Shkëmbi nuk mund të jetë i kënaqur.

Lexo më tej: Polemika dhe betejë në Laçi-Egnatia: Mjaki e Jahaja vendosin ndeshjen

Një pikë që u shërben të dyja skuadrave, por një ndeshje që la shumë për të dëshiruar për tifozët, me më shumë tension se spektakël.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI