Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Polemika dhe betejë në Laçi-Egnatia: Mjaki e Jahaja vendosin ndeshjen

Lapsi.al 11 March 2025
Polemika dhe betejë në Laçi-Egnatia: Mjaki e Jahaja vendosin

Laçi dhe Egnatia u ndanë në paqe në duelin e javës së 29-të të Kategorisë Superiore, me sfidën që përfundoi në barazim 1-1 në Kurbin. Vendosën sfidën Mjaki e Jahaja. Një ndeshje e luftuar, ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por nuk arritën të siguronin më shumë se një pikë secila.

Laçi kalon në avantazh me mbrojtësin Mjaki

Vendasit nisën ndeshjen me synimin për të marrë tri pikët përballë kryesuesve të kampionatit. Në minutën e 11' pati pretendime për një penallti për Laçin, pas një ndërhyrjeje të Uotlait ndaj Tresës, por gjyqtari Xhaja e konsideroi të rregullt kontaktin.

Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 34'. Pas një aksioni të bukur, Tresa asistoi për Mjakin, i cili finalizoi me saktësi, duke kaluar Laçin në avantazh. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, me ekipin kurbinas që ruajti epërsinë deri në pushim. “Ne mundohemi për maksimumin, që të arrijmë rezultatin. Nuk jam i kënaqur nga barazimi dhe pse duhet ta pranoj. Luajtëm ndaj një kundërshtari të fortë. Të jemi pak më agresiv para portës. Patëm 4-5 raste goli, duhet t’i shfrytëzojmë", tha tekniku i bardhezinjve Francesco Moriero.

[video width="734" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d035b4948cc.mp4"][/video]

Egnatia rikuperon dhe siguron një pikë

Egnatia e nisi pjesën e dytë me një qasje më sulmuese, por rrezikoi të pësonte edhe të dytin. Laçi kishte një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat në minutën e 49' me Tresën, por tentativa e tij përfundoi jashtë. Sidoqoftë, loja e rrogozhinasve nuk vonoi të shpërblente Tetovën. Në minutën e 55', Jahaja përfitoi nga një asist i saktë i Zejnullait dhe vendosi baraspeshën në rezultat.

Lexo më tej: Egnatia nuk ka rivalë: Lushkja e Ujka likuidojnë Dinamon, VAR e Teqja dënojnë Dajën

Laçi nuk hoqi dorë nga sulmet, por Mjaki në minutën e 67' nuk arriti të godiste si duhet, ndërsa në minutën e 87', një goditje e Bullarit nuk gjeti kuadratin. Pavarësisht përpjekjeve në minutat e mbetura, asnjëra nga skuadrat nuk mundi të shënonte golin e fitores, duke ndarë nga një pikë secila. “Mungesat i kemi pasur javë pas jave, më shqetëson se kam pasur mungesa të ndryshme. Prish planet, qëndron lodhja, nuk dua të hy në gjynah për agjërim", tha pas ndeshjes tekniku i Egnatias Edlir Tetova.

[video width="734" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d03e66699b6.mp4"][/video]

Gjendja në tabelën e klasifikimit

Pas këtij barazimi, Egnatia mbetet në vendin e parë me 53 pikë, ndërsa Laçi arrin në kuotën e 32 pikëve dhe mban vendin e gjashtë në renditje.

Një rezultat që e mban Egnatian në krye, por gjithashtu i lë hapësirë rivalëve për të rrezikuar pozitat e saj në garën për titull. Ndërkohë, Laçi vazhdon luftën për të siguruar një vend sa më të mirë në renditje në javët e mbetura të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI