Flash

Hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës: evitohet derbi, përcaktohen çiftet

Lapsi.al 7 March 2025
Hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës: evitohet
U hodh këtë të premte shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2024-2025. Katër skuadrat që kanë siguruar një vend në këtë fazë janë Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City. Sidoqoftë nuk do të ketë një derbi kryeqytetas në këtë fazë të kompeticionit, por shorti ka vënë përballë Vllazninë e Dinamon e, në sfidën tjetër, Egnatian e Partizanin. Në shortin e hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishte i pranishëm Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, si edhe përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave. Shorti përcaktoi dy çiftet gjysmëfinaliste: Vllaznia – Dinamo City dhe Egnatia – Partizani. Shkodranët do të luajnë ndeshjen e parë në Loro Boriçi, ku pak ditë më parë barazuan me blutë për kampionat.

LUHET NË 2 DHE 23 PRILL

Në Egnatia Arena do të luhet edhe sfida e parë mes finalistëve të vjetshëm të Final 4. Kampionët në fuqi, Egnatia do të presë Partizanin, që pikëisht dy javë më parë e mposhti 2-0 në Rrogozhinë. Tetova shpreson të përsërisë arritjen, për ta pasur më të thjeshtë në kthim në Arenën e Demave. Lexo më tej: Ekipi kampion, 3 javë më herët: Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ndryshon kalendarin Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 2 prill dhe 23 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 maj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI