Flash

Mourinho fut në sherr dy gjigantët turq: Fenerbahçe ngre padi kundër Galatasaray

Lapsi.al 1 March 2025
Mourinho fut në sherr dy gjigantët turq: Fenerbahçe ngre padi
Përplasja mes Fenerbahçe dhe Galatasaray nuk ka përfunduar ende dhe duket se derbi i Stambollit do të vazhdojë gjatë, por këtë herë në gjykata. Pas pezullimit katër-javor të José Mourinhos dhe padisë së ngritur nga Galatasaray kundër trajnerit portugez për pretendime mbi komente raciste, tani edhe Mourinho dhe vetë Fenerbahçe kanë dorëzuar një padi kundër rivalëve të tyre. Një vendim i fortë, i cili pritet të sjellë pasoja afatgjata. Fenerbahçe ka bërë të ditur zyrtarisht këtë lëvizje përmes një deklarate ku thuhet: “Dëshirojmë të njoftojmë publikun se është ngritur një padi për dëme morale në vlerën e 1 milion e 907 mijë lira turke (rreth 50 mijë euro) kundër Galatasaray nga José Mourinho, përmes avokatëve të klubit tonë, për shkak të sulmit ndaj të drejtave personale të trajnerit tonë”.

Pse ka ndodhur kjo?

Fenerbahçe duket se po vepron në mbrojtje të Mourinhos për të mos e lënë pezullimin e tij të kalojë pa reagim. Klubi dëshiron të mbrojë jo vetëm pozicionin e trajnerit, por edhe imazhin e tij publik, sidomos pas akuzave për racizëm. Lexo më tej: Mourinho dënohet 4 ndeshje pas Galatasaray-Fenerbahçe: dënim i rëndë për Special One Mourinho u dënua me dy ndeshje pezullim për fjalë fyese dhe denigruese ndaj arbitrave turq në dhomat e zhveshjes. Ndërsa dy ndeshje të tjera u shtuan për shkak të deklaratës së tij në konferencë për shtyp, ku ai kishte thënë: “Në pankinën tjetër silleshin si majmunë”, një frazë që u konsiderua sjellje antisportive.

Çështja Mourinho bëhet ndërkombëtare

Pas këtyre akuzave, disa ish-lojtarë që kanë punuar me Mourinhon e kanë mbështetur publikisht, duke e cilësuar si të padrejtë etiketimin e tij si “racist”. Megjithatë, situata në Turqi mbetet shumë e tensionuar dhe çështja duket se do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI