Flash

Valladolid i fundit, shpërthejnë protestat kundër Ronaldo Fenomenit: “Zhduku!”

Lapsi.al 1 March 2025
Valladolid i fundit, shpërthejnë protestat kundër Ronaldo
Tifozët e Valladolid kanë protestuar ashpër kundër Ronaldo Luis Nazario De Lima, i njohur si Fenomeni. Ish-ylli i Barcelona, Inter e Real Madrid është aksionari kryesor i klubit, duke zotëruar 82% të aksioneve që nga viti 2018. Nga entuziazmi fillestar dhe premtimet për përmirësim në fushë, situata ka degraduar. Vetë Ronaldo ka pranuar gabimet e tij: “Në të ardhmen do të përpiqem të jem më i përgjegjshëm në projektet e mia”.

Valladolid në shitje

Valladolid po kalon një moment jashtëzakonisht delikat, duke qenë në vendin e fundit në La Liga dhe në një situatë të pasigurt në nivel drejtues. Prej disa muajsh, Ronaldo ka nxjerrë klubin në shitje dhe është në kërkim të blerësve. Ai vetë, kohët e fundit, ka pranuar dështimet në menaxhimin e klubit, duke konfirmuar se do ta shesë. Lexo më tej: Ronaldo Fenomeni i kontestuar keq në Valladolid: "Pesë vjet mashtrime"

Protesta kundër Ronaldos

Në këtë situatë ka ardhur edhe zemërimi i tifozëve, të cilët, gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Las Palmas (1-1), protestuan fuqishëm kundër Ronaldo Fenomenit. Ata shpalosën pankarta dhe parulla me një mesazh të qartë: “Go Home!” (Ik në shtëpi!).

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI