Flash

Shfaqet gripi i shpendëve në Fier, nis dizinfektimi i ambientit

Lapsi.al 8 July 2021
Shfaqet gripi i shpendëve në Fier, nis dizinfektimi i ambientit

Bashkia e Fierit ka nisur me dizinfektimin e fshatit Adë të njësisë administrative Frakull të Fierit, ku u konfirmuan rastet e gripit të shpendëve.

Në fshatin Adë do të bëhet dizinfektimi i ambientit dhe asgjësimi i pulave dhe shpendëve me grip.

Ndërkohë një ditë më parë u bë me dije se në këtë fshat janë konstatuar 120 krerë të prekur me grip shpendësh mes të cilave 70 pula fushe, 14 zogj deti, 16 rosa dhe 20 pata. 30 shpendë kishin ngordhur më herët si pasojë e sëmundjes.

Ndërkohë autoritete vijojnë me punën e tyre për kontrollet në disa pulari në zonë, duke marrë kampione shpendësh.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI