Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Levan, dyshohet për 3 viktima

Lapsi.al 25 June 2021
Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Levan, dyshohet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë dhe paraprakisht dyshohet për 3 viktima. Një makinë ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Vlorës me shpejtësi të madhe dhe dyshohet se ka goditur nga pas një makinë, e cila po ashtu ka goditur një tjetër, duke shkaktuar një aksident të trefishtë. Për pasojë dy makina kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

Një prej makinave që ka dalë nga rruga duke pësuar dëmtime të mëdha. Një vajzë është nxjerrë nga makina e cila është copëtuar, ndërsa një person tjetër raportohet se ka mbetur i bllokuar në mjet. E mitura ndodhet në gjendje të rëndë

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/06/WhatsApp-Video-2021-06-25-at-9.06.13-AM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI