Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Selami Jenishehri e mbyll aventurën në Kuvend me parashikimin e çuditshëm: Në shtator do të përsëritet situata e 1977-ës

Lapsi.al 24 June 2021
Selami Jenishehri e mbyll aventurën në Kuvend me parashikimin e

Në seancën e fundit si deputet në Kuvend, Selami Jenishehri nuk i ndal deklaratat e papritura duke thënë se zgjedhjet e 25 prillit janë të pavlefshme. Kjo tha ai do e çojë Shqipërinë në shtator në një situatë destabilizuese si ajo e vitit 1997.

“Me ligjin nr 118, të miratuar nga ky parlament duhet të bëheshin zgjedhjet e 25 prillit 2021 gjë që nuk ka ndodhur. KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtatorin e 2021 situatë destabilizuese si ajo e 1997.

Nuk ka parlament e qeveri legjitime. Shpresoj që presidenti nuk do i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duhet të përsëritën zgjedhjet se është shkelur neni i kodit zgjedhor. Këto zgjedhje janë të pavlefshme kur shkelet neni dhe kodi zgjedhor”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI