Flash

Gjykata e Vlorës jep masën për Edison Begaj

Lapsi.al 18 June 2021
Gjykata e Vlorës jep masën për Edison Begaj

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest në shtëpi” për Edison Begaj. Begaj është njohur me masën ndaj tij në ambientet e spitalit të Vlorës. Begaj u arrestua pas një operacioni blic në Lungomarë të Vlorës, nga RENEA, FNSH dhe Policia e Shtetit.

Gjatë arrestimit 41-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë pa leje, ndërsa po gjatë këtij operacioni u shoqëruan edhe 10 persona të tjerë.  Ai është i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në 2010, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij. Edhe në 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë "çokollatë", e paketuar, së bashku me 3 persona të tjerë.

Të këshilluara

Gjermania heq kufizimet për shqiptarët

Gjermania hoqi kufizimet për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetasit nga këto vende mund të hyjnë në Gjermani edhe si turistë Duke filluar...

10:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI