Flash

Gjermania heq kufizimet për shqiptarët

Lapsi.al 18 June 2021
Gjermania heq kufizimet për shqiptarët

Gjermania hoqi kufizimet për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetasit nga këto vende mund të hyjnë në Gjermani edhe si turistë

Duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit. Këtë e bën të ditur ministria gjermane e punëve të brendshme në faqen e internetit. Në këtë mënyrë Gjermania ndoqi rekomandimin  e Këshillit të Bashkimit Evropian. Në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera: . Lista e plotë: Shqipëria (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00) Australia Hongkong (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00) Izraeli Japonia Libani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00) Macau (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00) Zelanda e Re (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00) Maqedonia e Veriut (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00) Serbia (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00) Singapori Korea e Veriut Tajvani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00) Tajlanda ShBA (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00) /DW

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI