Flash

Si ndërhyn SHBA në drejtësinë ndërkombëtare/ Carla del Ponte: Madlen Albright më telefonoi personalisht për Ramush Haradinajn

Lapsi.al 16 June 2021
Si ndërhyn SHBA në drejtësinë ndërkombëtare/ Carla

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, ka thënë se në kohën kur po gjykohej ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e kishte telefonuar ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright.

Del Ponte tha se në këtë bisedë telefonike Albright i kishte thënë që të kishte kujdes me Haradinaj sepse në Kosovë mund të kishte trazira.

Ajo në një intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”, theksoi se nuk kishte kërkesa nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të mos i hetonte shqiptarët, sepse në të kundërtën do të ankohej publikisht.

“Jo, sepse atëherë mund të ankohesha në publik. Por Madeleine Albright, e cila ishte sekretare e shtetit në atë kohë, më tha në telefon: Carla, ngadalë, ngadalë. Bëj kujdes me (ish-komandantin e UÇK-së Ramush) Haradinajn, përndryshe do të ketë trazira në Kosovë”.

Ish-kryeprokurorja e Hagës foli edhe për procesin e gjykimit të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

Carla Del Ponte tha se mënyra se si ai i merrte në pyetje dëshmitarët i kishte frikësuar ata dhe kishte bërë që disa prej tyre t’i tërhiqnin dëshmitë e tyre.

“E vetmja gjë që më befasoi ishte mënyra se si ai i mori në pyetje dëshmitarët gjatë gjyqit. Shumë prej tyre ende e panë presidentin te ai dhe ishin frikësuar. Ai madje bëri që disa prej tyre të tërhiqnin dëshmitë e tyre”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI