Flash

Shtylla u shemb dhe i mori jetën elektriçistëve, vihet në pranga drejtori dhe inxhinieri i OST-së në Fier

Lapsi.al 16 June 2021
Shtylla u shemb dhe i mori jetën elektriçistëve, vihet në

Policia e Fierit ka vënë në pranga drejtorin e OST-së në Fier, Andi Prifti dhe si dhe inxhinerin Eriseld Lala për "Shpërdorim detyre". Arrestimi i dy zyrtarëve erdhi pas humbjes së jetës të dy elektricitëve një ditë më pare. Blutë njoftojnë se arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve.

Kujtojmë se nga rrëzimi i shtyllës së tensionit të lartë ditën e djeshme kanë humbur jetën tragjikisht Gjergji Duka, 50 vjeç, dhe Bashkim Saliasi 64 vjeç. Shtylla elektrike ka qenë me probleme pasi nga erozioni ishte kalbur dhe është thyer në dysh nga pesha e elektricistëve dhe së bashku me shtyllën janë rrezuar në tokë, ku kanë gjetur vdekjen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI