Flash

Rama: Flamuri i PS-së nuk do të bëhet 'mbulesë' e askujt, ministër apo deputet nëse drejtësia e re do të kërkojë hesap

Lapsi.al 12 June 2021
Rama: Flamuri i PS-së nuk do të bëhet 'mbulesë' e

Gjatë fjalës së tij nga podiumi i Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë anëtarët e kësaj force politike, duke thënë se flamuri i “PS-së” nuk do bëhet mburojë e asnjërit.

Rama paralajmëroi edhe një herë se asnjë socialist që shkel ligjin nuk do të ketë si mburojë Partinë Socialiste, qofshin këta ministra apo deputetëve nëse drejtësia do të kërkojë llogari prej tyre.

"Flamuri i PS nuk do jetë mbulesë për asnjë shef, drejtor, ministër apo kushdo. Nëse drejtësia do të kërkojë hesap prej tyre. Na është dashur të ndeshemi me këtë sfidë. Duke përsëritur dhe sot. Partia Nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel në dërrasën e kalbur. Reagimi ynë do jetë edhe më i qartë e i prerë. Ik sqarohu para drejtësisë. Se PS nuk është zyrë avokatia, por mbështetësja e Drejtësisë dhe prisja e luftës për barazinë e të gjithëve para ligjit.” tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI