Flash

Thyen heshtjen zgjedhore/ Pak orë para zgjedhjeve në PD, Harxhi ankohet për listën: Ende s’e di kush ka të drejtë vote

Lapsi.al 12 June 2021
Thyen heshtjen zgjedhore/ Pak orë para zgjedhjeve në PD, Harxhi

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edit Harxhi akuzon selinë blu se nuk i kanë vendosur në dispozicion listën e anëtarëve të partisë që kanë të drejtë që të shprehin nesër vullnetin e tyre për liderin e partisë për 4 vitet e ardhshme.

"Lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjes për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, konstatoj me shqetësim se:

  1. Përfaqësuesit e kandidatëve për kryetar, përfshirë dhe përfaqësuesin tim si audit i të dhënave kompjuterike, z. Irel Elezi, nuk janë lejuar të kontrollojnë në sistem listën e antarësisë, me të cilën do votohet në dt. 13 qershor 2021;
  2. Deri tani, ora 16:00 dt. 12 qershor 2021, unë, si një nga kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, ende nuk jam pajisur me listën e antarësisë me të drejtë vote.

Gjykoj se sa më sipër mund të ndikojë dhe të dëmtojë besueshmërinë dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor", tha Harxhi.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI