Flash

“Tentativë e Ramës për uzurpimin e Shoqatës së Bashkive”/ PD: Kërkon të tërheqë padinë kundër zgjedhjeve moniste

Lapsi.al 9 June 2021
“Tentativë e Ramës për uzurpimin e Shoqatës së

Partia Demokratike ka reaguar, përmes një deklarate për shtyp, në lidhje me shkarkimin e djeshëm të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi nga pozicioni i Kryetares së Shoqatës së Bashkive. Në vend të Ademit, u zgjodh kryetar kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka thënë se kjo është një tentativë e Ramës për të uzurpuar këtë shoqatë. Sipas Tabakut, ky akt është i paprecedentë, antikushtetues dhe antiligjor.

“Me një akt të paprecedentë, antikushtetues, antiligjor, të fallsifikuar, Edi Rama i ka hapur luftë Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, e drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e vetmja kryebashkiake legjitime në vend. Kjo shoqatë ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e votimeve të paligjshme lokale të 2 viteve më parë, duke vënë në rrezik një tjetër pushtet të vjedhur prej Edi Ramës”, thuhet në deklaratë.

Sipas Tabakut, ndërmarrja e një veprimi të tillë nga ana e kryeministrit Rama vjen si rrjedhojë e dëshirës së tij që të tërhiqet nga Gjykata Kushtetuese padia që kjo shoqatë, me në krye Ademin, ka bërë kundër zgjedhjeve lokale moniste të dy viteve më parë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI