Flash

Tronditet Durrësi/ Vendoset tritol në një biznes, arrestohet autori 44-vjeçar

Lapsi.al 9 June 2021
Tronditet Durrësi/ Vendoset tritol në një biznes, arrestohet

Një sasi lënde eksplozivi është vendosur në një objekt biznesi në Durrës. Policia ka arrestuar autorin që ka vendosur lëndën eksplozive si dhe menaxherin e lokalit në pronësi të tij, të cilit i është gjetur një armë në makinë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë për shpërthimin e një sasie të vogël lënde eksplozive të hedhur mbi tarracën e një godine trekatëshe, objekt biznesi, në pronësi të shtetasit J. D., në lagjen nr. 14 Durrës, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit: G. M., 44 vjeç, banues në Shijak.", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit është vënë në hetim edhe vëllai i autorit të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI