Flash

Lajm i mirë për integrimin/ Gjermania kërkon që të hiqet vetoja për çështjet e politikës së jashtme në BE

Lapsi.al 8 June 2021
Lajm i mirë për integrimin/ Gjermania kërkon që të

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka kërkuar që të hiqet e drejta e vetos nga Bashkimi Europian për çështje që i takojnë politikës së jashtme. Sipas Maas, 27 vendet e Unionit nuk mund ta mbajnë peng progresin.

"Nëse nuk e heqim veton, herët ose vonë ne do të rrezikojmë kohezionin e Europës. Veto duhet të hiqet, edhe nëse kjo do të thotë që për disa çështje që Gjermania i mendon ndryshe nga BE, asaj do t’i duhet të bëjë kompromis”, tha Maas përpara një konference ambasadorësh në Berlin.

Kjo deklaratë erdhi pas bllokadës së dytë që Hungaria bëri kundrejt një qëndrimi të BE përballë një ligji të ri sigurie që Kina vendosi në Hong Kong. Kjo është hera e dytë që Hungaria minon deklaratat e Bashkimit Europian, mbas një ngjarje të ngjashme me incidentin në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, në rast se do të hiqet vetoja për çështjet e politikës së jashtme, ky është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo pasi, Sofia zyrtare nuk do të mund të bllokojë më integrimin e dy vendeve me veton e saj kundër RMV-së.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI