Flash

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve

Lapsi.al 8 June 2021
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve, ku pretendohet se refuzuan transparencën e zgjedhjeve në 3 qarqe. Sipas Kolegjit akuzat e PD janë të pabazuara. Më herët gjatë ditës së sotme, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu e quajti mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor si "urgjencë të paparë".

Partia Demokratike kërkoi dje përjashtimin e 7 nga 8 gjyqtarët e Kolegjit  nga procesi i shqyrtimit të padive të saj për zgjedhjet e 25 prillit, pasi kanë vulosur rezultatin në 3 qarqe të vendit në Berat, Vlorë e Gjirokastër. PD kërkon përjashtimin e gjyqtarëve Alma Kolgjoka, Asim Vokshi, Emona Muçi, Esmaralda Çika, Gentjan Medja e Manjola Xhaxho dhe Sokol Ibi. Në një kërkesë drejtuar Kolegjit Zgjedhor, PD pretendon se këta gjyqtarë nuk garantojnë paanshmëri në gjykim për 6 paditë e tjera që pritet të shqyrtohen brenda këtyre ditëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI