Flash

10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Lapsi.al 7 June 2021
10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe asnjë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.  Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 10 raste të reja me COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

"07 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës.

Nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188.

Në total numri i rasteve aktive është 1.074", njofton IKShPK.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI