Flash

Lirohen gati 40% e dhomave kushtuar pacientëve me Covid-19 në Greqi

Lapsi.al 7 June 2021
Lirohen gati 40% e dhomave kushtuar pacientëve me Covid-19 në Greqi

Më në fund frymëmarrje për spitalet në Greqi. Rënia e numrit të shtrimeve të pacientëve me Covid-19 ka zbutur presionin mbi sistemin shëndetësor kombëtar dhe ka bërë të mundur që spitalet publike të rifillojnë aktivitetin normal, përfshirë operacionet që ishin shtyrë gjatë valës së tretë të pandemisë, njoftojnë mediat helene.

Në dy prej spitaleve më të mëdha të Athinës, Gennimatas dhe Sismanogleio, gati 40% e rreth 200 dhomave të pacientëve kushtuar Covid-19 janë liruar për t’i shërbyer pacientëve të tjerë.

Ngecja e operacioneve, ndërkohë, është tronditëse: vetëm spitali Evangelismos ka rreth 300 operacione në lidhje me zemrën në pritje. Deri tani, Covid-19 u ka kushtuar jetën 12,277 qytetarëve në Greqi ndërsa në total janë infektuar 409,368.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Sot i gjithë vendi kalon në kushtet e vranësirave të shpeshta të cilat sjellin shira të dobët në zonat perëndimore, por rrebeshe dhe shkarkesa elektrike në zona...

07:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI