Flash

Agron Shehaj: Sot në PD vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër

Lapsi.al 5 June 2021
Agron Shehaj: Sot në PD vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër

Agron Shehaj është njëri nga kandidatët që rivalizon Lulzim Bashën për postin e kryetarit të PD-së. Kur na ndajnë edhe pak ditë nga gara e 13 Qershorit, ai thotë se sot në PD vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër, por premton se nëse demokratët do i besojnë atij gjithçka do të ndryshojë.

“PD duhet të tërheqë njerëzit më të zotë dhe më të mirë që të bëhet partia që fiton. Por ata nuk bëhen pjesë nëse në PD nuk vlerësohet puna dhe aftësia.

Sot, në PD nuk vlerësohet puna, vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër. Me mua në PD do të ketë mundësi për të gjithë dhe karrierë të hapur për të gjithë, përmes punës dhe konkurrencës së ndershme” shkruan ai.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.

Të këshilluara

Merr flakë në lëvizje makina në Lezhë

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje mesditën e sotme në aksin rrugor Milot-Lezhë. Policia thekson se ka qenë vetë drejtuesi i makinës tip “Volkswagen” B. Ll. i...

17:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI