Flash

KAS rrëzon ankimimet e PD dhe LSI për 9 qarqet e vendit

Lapsi.al 31 May 2021
KAS rrëzon ankimimet e PD dhe LSI për 9 qarqet e vendit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shpallje të pavlefshmërisë së zgjedhjeve për Qarkun e Fierit dhe ripërsërtiejn e tyre.

“Vendosëm rrëzimin e Kërkesës Ankimore të PD dhe LSI, për shpalljen e pavlefshme të Qarkun e Fier, të pambështur në ligj dhe në prova. Lihet në fuqi vendimi i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve.

Ky vendim hy në fuqi menjëherë, e kundër këtij vendimi mund të bëhet apel në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit”, tha Ilir Rusmaili, relator i KAS në këtë seancë.

Kujtojmë se KAS, ka shqyrtuar ankimimet e PD, LSI në 9 qarqe të vendit. PD dhe LSI kërkonte shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këto 9 qarqe dhe ripërsëritjen e tyre, me arsyetimin se ka prova të mjaftueshme për ta ndërmarrë këtë veprim, por këto kërkesa nuk janë pranuar nga KAS.

 

 

Në Qarkun e Durrësit dhe Beratit, ka pasur rinumërim të disa kutive, por edhe pas tyre, rezultati përfundimtar i 25 prillit, nuk ka ndryshuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI