Flash

Video "provokuese" në institucionin e ligjit/ Kryegjyqtarja e Elbasanit: S’e di kush i ka shpërndarë, s’kam TikTok

Lapsi.al 31 May 2021
Video "provokuese" në institucionin e ligjit/ Kryegjyqtarja e

Pas pamjeve të publikuara në media, ku shfaqet në video “provokuese” në ambientet e gjykatës kryetarja e gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka reaguar për herë të parë.  Në një prononcim për televizionin A2, Kapedani është shprehur se nuk ka asnjë përgjigje lidhur me nisjen e hetimeve nga ILD, ndërsa theksoi se nuk e di se kush i ka shpërndarë videot.

“Unë nuk kam TikTok”, tha Enkeleda Kapedani.

 

Videot “provokuese” në institucionin e ligjit / Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon hetim për gjyqtaren e Elbasanit

Kujtojmë se Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit, pas disa videove të postuara në rrjetin social “TikTok”. Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu. Në dhjetor 2019, ajo bëri bujë ne medie pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI