Flash

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 19-vjeçar

Lapsi.al 27 May 2021
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Tiranë, teksa nga informacionet e para raportohet për një person të plagosur. Mësohet se ka mbetur i plagosur një 20-vjeçar me inicialet R.G.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, teksa ka nisur hetimet dhe 19-vjeçari është transportuar në spital. Sipas dëshmive të para, i riu është qëlluar nga dy persona.

"Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI