Flash

33 milionë lekë dëm vetëm në një kompani përmes krimit kibernetik, arrestohen 2 të rinj

Lapsi.al 26 May 2021
33 milionë lekë dëm vetëm në një kompani

Dy persona janë arrestuar dhe pesë të tjerë janë proceduar personalisht, për vjedhje dhe përdorim të të dhënave bankare, njoftoi Policia e Shtetit. Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime nga të cilat ka rezultuar se një shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë vjedhur nga shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.

Nga materialet e deritanishme ka rezultuar se vetëm në një kompani këta shtetas kanë kryer një dëm prej rreth 33.000.000 lekësh, ndërkohë dyshimet janë se dëme të konsiderueshme kanë dhe kompani të tjera të cilat shesin produkte në rrjet (online) dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim. Në pranga kanë përfunduar Q.T., 21 vjeç, dhe I.B., 18 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Vijojnë kthjellimet me vranësira të lehta në zonat perëndimore, por vranësira më të dukshme do të ketë në lindje të vendit. Pjesa e dytë e ditës shton vranësira...

07:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI