Flash

Basha ndalet në Kuçovë e Dimal: 25 prilli s’kishte lidhje me demokracinë, gara e brendshme do të na forcojë

Lapsi.al 25 May 2021
Basha ndalet në Kuçovë e Dimal: 25 prilli s’kishte lidhje

Pas Beratit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili kandidon për një tjëtër mandat në krye të PD, është ndalur në Kuçovë dhe Dimal. Para demokratëve, Basha ka nënvizuar faktin se 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe se rregullat demokratike pasi përballë ka pasur një regjim. Sipas tij, nga procesi i brendshëm i zgjedhjeve të 13 qershorit që do të mbahen për kryetarin e ri, do të dalin të bashkuar dhe të fortë.

“Kush mendon se beteja mbaroi me 25 prill e ka gabim , kush mendon se do të na ulë në gjunjë e ka dy herë gabim. Pse? Sepse kemi dalë gjithmonë të bashkuar në betejë, të bashkuar ishim në betejën e 25 prillit dhe kërkesa ime e parë është që të bashkuar të dalim edhe nga kjo garë e brendshme e cila është një oportunitet shumë më i  madh se fushata normale që s’na jep kohë të flasim me njëri-tjetrin se po ju flasim qytetarëve që  të flasim me njëri-tjetrin drejtpërdrejt. Edhe për atë që na rëndon në zemër, padrejtësinë, zemërimin , edhe për vendosmërinë për ta kthyer këtë në energji për të vazhduar betejën, edhe për reflektimin e brendshëm të gjithsecilit nga unë i pari dhe çdokujt tjetër dhe për të gjetur brenda vetes tonë, edhe forcën për të ndrequr ato që kemi ne në dorë dhe detyrë të ndreqim brenda vetes tonë, brenda familjes tonë." tha Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI