Flash

Durrës/ Lëvizte me kallashnikov të mbushur me fishekë në qytet, arrestohet 44-vjeçari

Lapsi.al 24 May 2021
Durrës/ Lëvizte me kallashnikov të mbushur me fishekë

Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje kriminale, duke arrestuar një 44-vjeçar.

Sipas uniformave blu, shtetasi A. R. me precedent kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit lëvizte me armë zjarri kallashnikov në qytet.

"Lëvizte me armë zjarri kallashnikov në qytet, lokalizohet dhe prangoset nga policia 44-vjeçari me precedent kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit.

Sekuestrohen një armë zjarri dhe 29 fishekë luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 44 vjeç, banues në Durrës.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri automatik në qytet, shërbimet e Policisë menjëherë kanë organizuar punën dhe në lagjen nr. 17, Durrës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe prangosjen e 44-vjeçarit A. R., i cili mbante poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 29 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI