Flash

Manastirliu: Sot mbërrijnë mbi 14 mijë doza Pfizer

Lapsi.al 24 May 2021
Manastirliu: Sot mbërrijnë mbi 14 mijë doza Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të dhënë ka vizituar një qendër të vaksinimit masiv anti Covid në Fier ku theksoi se procesi duhet të vijojë normalisht dhe pa ndërprerje.

Manastirliu në fjalën e saj ka theksuar se deri në fund të javës do të mbërrijnë mbi 14 mijë doza të tjera nga AstraZeneca ku do të nisë faza e dytë e vaksinimit të mësuesve.

Ndër të tjera ajo theksoi se për procesin e vaksinimit duhet të ndiqen të gjithë protokollet përkatëse dhe qytetarët të vaksinohen me dozën e dytë siç është e përcaktuar.

“Aktualisht janë duke u kryer dozat e dyta me vaksinat anti Covid Coronavax dhe Sinovak, Me ardhjen e dozave të AstraZenecas do të nisë faza e dytë e vaksinimit për të gjithë mësuesit ndërsa dozat e dyta të Sputnik duhet të shpërndahen me shumë kujdes dhe sipas afatit të përcaktuar.

Gjithashtu sa i përket dhe vaksinës Pfizer është përcaktuar dhe qendrat ku do të përdoret. Ndërkohë është e rëndësishme që të ndiqen të gjithë protokollet për të ndjekur ecurinë e vaksinimit.

Sot në darkë do të vijnë 14 040 dozat e tjera nga Pfizer, deri në fund të muajit do të kemi doza të tjera duke përfshirë 40 mijë doza Astrazeneca, nga sistemi Covax –AstraZeneca dhe presim dhe ardhjen e furnizimit ttjetër me Sinovax në kuadër të marrëveshjes së fazës së dytë”, ka thënë ministrja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI