Flash

Debate në KAS, avokati i PD: Pse refuzoni të merrni prova nga prokuroritë

Lapsi.al 14 May 2021
Debate në KAS, avokati i PD: Pse refuzoni të merrni prova nga

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka nisur mbledhjen për shqyrtimin e kërkesave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit, ku kërkohet pavlefshmëria për këtë qark.

Partitë e opozitës kanë paraqitur provat e tyre lidhur me pretendimet që kanë me procesin zgjedhor. Gjatë diskutimeve, nuk kanë munguar as debatet. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në debat me anëtarin Ilir Rusmalin, ka kërkuar se përse KAS nuk merr prova nga prokuroritë.

Pjesë nga debati:

Marash Logu: PD mendon që është shumë e qartë në qëndrimet e saj.

Ilir Rusmali: Mund të na thoni në rrethin e provave që keni për sa raste bëhet fjalë për blerje votash?

Marash Logu: Për të gjitha rastet të shitblerjes së votës kemi depozituar kallëzime penale. Ne kemi denoncuar raste të shumta të blerjes së votave.

Ilir Rusmali: Përgjigjja juaj është raste të shumta, e kam të qartë.

Marash Logu: Kjo është arsyeja që ne i sjellim këto kallëzime që i kemi depozituar që në datën 7 prill. SPAK me siguri ka kryer hetime dhe ne ju kërkojmë vazhdimisht ju që merrni informacion nga prokuroritë. Cila është arsyeja që ju refuzoni të merrni prova nga SPAK?

Ilir Rusmali: Këtë nuk e dini ju.

Marash Logu: Kallëzimi i rremë është vepër penale. Nuk bëjmë ne kallëzime të rrema. Pse refuzoni të merrni prova nga prokuroria?

Ilir Rusmali: Refuzimin dhe pranimin e merr nga trupa. Ke dhënë dy përgjigje. Për mua janë të dyja të mjaftueshme.

Marash Logu: Për 22 rastet që kemi folur, kemi depozituar ato prova që kemi pasur në dispozicion. Kjo është bërë për të lehtësuar punën e KQZ. Ne kemi kërkuar që të merren informacione zyrtare nga institucioni shtetëror. Kuantifikimi që ju kërkoni mund të dalë nëse ju pranoni të administroni prova nga PD.+96

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Moti vijon këtë të premte me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Shqipërinë. Gjatë gjithë ditës, reshje të pakta lokalizohen në veri d...

07:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI