Flash

Dita e pestë e konfliktit në Lindjen e Mesme, Izraeli intensifikon sulmet në Gaza

Lapsi.al 14 May 2021
Dita e pestë e konfliktit në Lindjen e Mesme, Izraeli intensifikon

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet ndaj Gazës, ndërsa militantët palestinezë vazhdojnë të qëllojnë me raketa në Izrael në ditën e pestë të luftimeve. Ushtria e Izraelit tha se forcat ajrore dhe tokësore ishin të përfshira në sulme të premten, por nuk kishin hyrë në Gaza. Një reporter i BBC në Gaza tha se kishte bombardime të mëdha që përfshinin anije me armë, avionë luftarakë dhe helikopterë.

Më shumë se 100 njerëz janë vrarë në Gaza dhe shtatë kanë vdekur në Izrael që kur filluan luftimet të hënën. Ndërkohë, turmat hebreje dhe izraelito-arabe kanë luftuar brenda Izraelit, duke e bërë presidentin e tij të paralajmërojë për luftë civile.

Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz urdhëroi një “përforcim masiv” të forcave të sigurisë për të shtypur trazirat e brendshme që kanë parë më shumë se 400 persona të arrestuar. Benjamin Netanyahu tha se operacioni ushtarak izraelit kundër militantëve palestinezë në Gaza do të vazhdojë për aq kohë sa është e nevojshme. Ai tha se Hamas, grupi islamik që sundon në Gaza, do të paguante një çmim të rëndë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Moti vijon këtë të premte me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Shqipërinë. Gjatë gjithë ditës, reshje të pakta lokalizohen në veri d...

07:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI