Flash

Kosova regjistron 153 raste të reja me COVID-19 dhe vetëm një humbje jete

Lapsi.al 8 May 2021
Kosova regjistron 153 raste të reja me COVID-19 dhe vetëm një

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 153 raste të reja nga 2,784 teste të kryera dhe vetëm një humbje jete. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se jetën si pasojë e sëmundjes e humbi një 47-vjeçar nga komuna e  Mitrovicës. Numri total i rasteve pozitive është 106,345 nga 552,070 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.203 raste të vdekjes.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 327 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97,384 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,758.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI