Flash

Ekzekutoi të shoqen në sy të të birit se donte ta divorconte, arrest me burg për Koço Buzon

Lapsi.al 8 May 2021
Ekzekutoi të shoqen në sy të të birit se donte ta

Gjykata e Elbasanit vendosi arrest me burg për 58 vjecarin Koço Buzo i cili dy ditë më parë  ekzekutoi bashkëshorten e tij Liljana Buzo në prezencë të djalit. Kërkesa e saj për t'i dhënë fund martesës ka përfunduar në tragjedi për Liljanën, nënën e 3 fëmijëve pasi bashkëshorti e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur. 54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar.

Pasi dëgjoi pretencën e prokurorit Petref Asllani, gjykatësi Bujar Musta gjykoi duke vlerësuar ngjarjen e rëndë që ta linte në burg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI