Flash

Ambasadori amerikan: Marrëveshjet e Washingtonit duhet të respektohen nga Kosova dhe Serbia

Lapsi.al 7 May 2021
Ambasadori amerikan: Marrëveshjet e Washingtonit duhet të respektohen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar se marrëveshjet e Washingtonit janë themeli për punën e mëtejme dhe se Kosova dhe Serbia duhet t’iu përmbahen atyre. Kosnett tha se administrata e presidentit Biden i ka pranuar Marrëveshjet e Washingtonit.

“Administrata e presidentit Biden i ka përqafuar marrëveshjet e Washingtonit, dhe ka ardhur në përfundim se besojmë që marrëveshjet e Washingtonit do të duhej të jenë themeli për punën tonë më tej, do të thotë, besojmë që Kosova dhe Serbia duhet t’iu përmbahen atyre zotimeve dhe të punojnë bashkërisht mbi marrëveshjet e arritura në Washington”, ka thënë Kosnett në rtv21.

Ai është shprehur se në zotimet e Washingtonit ka pika me prioritet më të madh se tjerat por që SHBA i mbështet ato.

“Ne i mbështesim zotimet e Washingtonit e dini se në to ka shumë pika të ndryshme disa ndoshta kanë prioritet më të madh se të tjerat dhe e dini që mund t’i shikoni dhe të thoni se disa tashmë janë përmbushur, disa tashmë janë realizuar, si vendosja e marrëdhënieve me Izraelin, në to kërkohet nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin veprim kundër Hezbollahut, Kosova e ka bërë atë”, tha Kosnett.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI