Flash

Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, Kuvendi sot në seancë plenare

Lapsi.al 7 May 2021
Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e

Ditën e sotme në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare e radhës, në orën 10:00. Në Kuvend pritet diskutimi dhe më pas vendimmarrja për ngritjen e Komisionit Hetimor pas kërkesës së 49 deputetëve për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ditën e djeshme, Komisioni i Ligjeve vendosi me 14 vota pro dhe 1 kundër që t’i propozojë Kuvendit ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e presidentit Meta dhe kërkesës së 49 deputetëve për shkarkimin e tij pasi sipas tyre ka shkelur Kushtetutën gjatë fushatës zgjedhore. Kujtojmë se edhe pse ishte thirrur kreu i shtetit, Ilir Meta nuk u paraqit në seancë dëgjimore duke pretenduar se kishte një axhendë të përcaktuar dhe mundësinë që të jetë i pranishëm e ka vetëm me 10 maj.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin deri pas mesditës kur kthjellimet shtohen në territor. Mbrëmja dhe nata vijojnë kryesisht të kthjellëta...

07:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI