Flash

Tensione në Kuvendin e Kosovës, kërkohet shkarkimi i ministres Gërvalla

Lapsi.al 6 May 2021
Tensione në Kuvendin e Kosovës, kërkohet shkarkimi i ministres

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi u shoqërua më herët me tensione dhe ofendime mes deputetëve të partive kundërshtare.

Disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë përplasur me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shkak për tensionet është bërë fjalimi i Ministres së Jashtme Donika Gërvalla që akuzoi deputetë të PDK-së se kanë krijuar Gjykatën Speciale dhe i kanë dërguar në Hagë ish-bashkëluftëtarët.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati  e ka ofenduar ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin duke e quajtur “legen” dhe “qenef”, raportojnë mediat e Kosovës. Ndërsa deputeti Tahiri e quajti ministren Gërvalla “përfaqësuese të Serbisë në Kosovë”. Tensionet në sallë kanë sjellë edhe ndërprerjen e seancës për rreth 20 minuta.

Në dalje të sallës janë mbledhur mbledhur deputetë nga opozita dhe pozita, ku deputeti i PDK-së Hajdar Beqa dhe Besim Muzaqi i LVV-së kanë pasur edhe përplasje fizike duke krijuar kështu rrëmujë dhe tension në dalje të sallës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI