Flash

Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, Gjykata e Lezhës lë në burg policin Kol Kola

Lapsi.al 7 May 2021
Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën "arrest me burg" për policin Kol Kola, i cili tentoi të përdhunonte një të mitur 13-vjeçare. Efektivi para trupës gjykuese ka thënë se e gjitha ngjarja është e inskenuar, duke mohuar ta ketë ngacmuar seksualisht vajzën e mitur. Kol Kola, 62-vjeç ka qenë me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë.

Ai akuzohet për veprën penale, “Ngacmim seksual”, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale. Ndalimi i 62-vjeçarit u krye pasi dyshohet se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur të moshës 13-vjeçare nxënëse në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Lezhës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI