Flash

Meta letër Kuvendit: Hetoni krimet zgjedhore në Kavajë dhe Elbasan

Lapsi.al 5 May 2021
Meta letër Kuvendit: Hetoni krimet zgjedhore në Kavajë dhe

Përmes një letre drejtuar Komisionit të Ligjeve dhe Kuvendit, Presidenti Ilir Meta reagon pas nismës së Partisë Socialiste për shkarkimin e tij, me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutë para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Meta kërkon që të hetohen krimet zgjedhore në Kavajë dhe Elbasan. Sa i përket ngjarjes në Kavajë, më 20 prill, ku u plagos aktivisti i PD, Bledar Okshtuni, Meta thekson se “Autorët e identifikuar, janë në lidhje direkte me kryebashkiakun socialist të emëruar të qytetit të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral. Presidenti, si dhe opozita e vërtetë, i kanë bërë publik autorët dhe lidhjet e tyre me partinë-shtet. Ja ku keni foton e publikuar. Ju mund ta hetoni, por pse jo mund ta diskutoni dhe komentoni bashkarisht në Komision me Presidentin e Republikës mbi këtë ngjarje”.

Më tej, Kreu i Shtetit ndalet te ngjarja në Elbasan, më 21 prill, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani dhe u plagosën disa të tjerë. “Kjo ngjarje nuk do të kishte ndodhur nëse Policia e Shtetit dhe Prokuroria do të kishin kryer veprimet e tyre në kohë, si për të hetuar nxitësit e konfliktit që ishin kallëzuar ditë më parë nga Partia Demokratike, ashtu dhe për të neutralizuar personat e përfshirë në këtë konflikt”, shkruan Meta.

Më tej, Presidenti Meta vijon me tone të ashpra se “Nëse Kuvendi do prova, le të fillojë me shqyrtimin e këtyre dy fotove më poshtë, të cilat tregojnë qartë se mosveprimi në kohë i organeve ligjzbatuese, mbase pikërisht për shkak të mbështetjes së elementëve kriminalë nga dhe për Partinë Socialiste, Kryeministrin dhe Drejtuesin e Grupit Parlamentar të kësaj partie, (kandidat në Elbasan) solli si pasojë më pas dhe ngjarjen tragjike të Elbasanit”.

Të këshilluara

Basha homazhe te varrezat e Dëshmorëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për 5 Majin. I shoqëruar nga përfaqësues të Partisë Demo...

10:19

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të shoqërojnë gjithë ditën e mërkurë. Reshje shiu të përkohshme do të ketë herë pas here thuajse në të gjith...

07:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI