Flash

Xhaçka shpall fitoren në Kolonjë: 20% vota më shumë se e gjithë opozita e marrë bashkë

Lapsi.al 26 April 2021
Xhaçka shpall fitoren në Kolonjë: 20% vota më shumë

Kandidatja për deputete e PS, Olta Xhaçka ka shpallur fitoren e PS në Kolonjë duke deklaruar se socialistët kanë marrë 20% më shumë vota sesa opozita e marrë së bashku. Ajo shton se qytetarët e bënë të veten dhe tani i takon qeverisë të bëjë realitet punët dhe projektet.

“Faleminderit çdo socialisti e socialisteje, çdo votuesi të PS që dje na mbeshtetën me të shumtë se kurrë! Jam pa fjalë, ndihem krenare, por edhe e përunjur nga kjo shfaqje e jashtëzakonshme besimi! Kolonja është sot kampione e këtyre zgjedhjeve. Me një rezultat të thelluar ndjeshëm, duke i dhënë Partisë Socialiste 53.3% të votës, 20% më shumë vota sesa opozita e marrë së bashku.

Ju e bëtë tuajën, tani na takon ne të bëjmë realitet ato punë e projekte që kemi diskutuar bashkë në çdo mbledhje e takim, për t’i dhënë Kolonjës atë që meriton! Faleminderit të gjithëve!

Një falenderim nga zemra edhe për vëllezërit e motrat kolonjarë që nuk na votuan, por që ama, bashkë me ne, e kthyen 25 prillin në një festë demokracie e qytetarie! SHQIPËRIA E ARDHMJA JONË” shkruan Xhaçka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI