Flash

Tentoi t’u vinte flakën kutive të votimit, shoqërohet 37-vjeçari nga Fieri

Lapsi.al 25 April 2021
Tentoi t’u vinte flakën kutive të votimit, shoqërohet

Një 37-vjeçar është shoqëruar nga policia e Fierit pasi kërcënoi që të digjte kutitë e votimit. Policia bën me dije se incidenti ka ndodhur në fshatin Agim, njësinë administrative Libofshë. Nga njoftimi bëhet me dije se shtetasi me inicialet M. P., është afruar pranë qendrës së votimit duke ofenduar subjektet politike dhe duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit..

Policia njofton se rreth orës 19:10, është marrë njoftim se shtetasi Mikel Postoli, banues në fshatin Havaleas, ka shkuar në kishën e fshatit Agim dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm të saj një shishe me molotov e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre shishe molotov, dy mjete prerëse (sëpatë dhe thikë) dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI