Flash

Basha: Do të hapim negociatat me BE-në në 100 ditët e para të mandatit

Lapsi.al 13 April 2021
Basha: Do të hapim negociatat me BE-në në 100 ditët e para

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se brenda 100 ditëve të para të mandatit qeverisës do të hapen negociatat me Bashkimin Europian.

Basha kujtoi edhe kohën kur premtoi heqjen e vizave, pas plotësimit në kohë rekord të 150 kushteve.

A do jemi pjesë e Bashkimit Europian brenda mandatit të parë?

Basha: Unë ju garantoj që brenda 100 ditëve të para ne do të hapim negociatat. Ne do të hapim negociatat dhe më vjen mirë që si kudo tjetër edhe këtu ju e prisni këtë me optimizëm dhe me besim.

Kur kemi qenë prap bashkë në një takim në Kavajë dhe ju thash që do të heqim vizat nuk ka qenë ky reagim. Ra heshtja. Disa ulën kokat dhe jam i sigurtë që menduan ‘kjo nuk ka për të ndodhur’, ‘ça po na thotë zoti Basha, do heqim vizat, ëndërr e pamundur’ dhe ja ku jemi. Për këtë merita është e çdo shqiptari dhe në veçanti e atyre që i bëjnë realitet fjalët e dhëna.

150 kushte për të hequr vizat dhe i plotësuam në një kohë rekord se ne e ndjenim se çfarë peshe e rëndë ishte kjo për çdo familje shqiptare.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI