Flash

Basha me gratë në biznes: I japim fund trajtimit ca si të nënës e ca si të njerkës

Lapsi.al 12 April 2021
Basha me gratë në biznes: I japim fund trajtimit ca si të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të hënë ka zhvilluar një takim elektoral me gratë sipërmarrëse në Elbasan. Gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrëset Basha është njohur me problemet që biznesi hasën në ditët e sotme si dhe ka prezantuar planin për biznesin me të cilin PD garon në zgjedhjet e 25 prillit. Kryedemokrati ka premtuar se nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet për bizneset nuk do të kenë më inspektime dhe gjoba. Po ashtu, Basha theksoi se qeveria e ardhshme do të anulojë procesin e fiskalizimit, ku sipas kreut të opozitës është një proces korruptiv.

“Nëse ne nuk shëndoshim shtyllën kurrizore të ekonomisë që është biznesi i vogël dhe i mesëm që përbën 98.5% të ekonomisë ndërkombëtare, atëherë ekonomia kurrë nuk ngrihet në këmbë, kurrë nuk mund të ecë përpara. Ndaj dhe platforma për biznesin e vogël është më favorizuesja në rajon. Tavani prej 0.5% të xhiros totale vjetore për taksat dhe tarifat vendore. Nëse i ke më të ulëta dhe natyrisht ne do ta nxisim pushtetin vendor t’i ulë dhe më shumë, akoma më mirë, por 0.5. Asnjë biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5 % të xhiros vjetore në vit. Dhe kjo bëhet me qëllim që shtylla kurrizore, biznesi i vogël ta rimarrë veten dhe në këtë mënyrë të ndihmojë gjithë strukturën ekonomike shqiptare. E dyta është çmimi i naftës apo karburantit, naftë, benzinë dhe çmimi i energjisë elektrike. Edhe këtu ne thyejmë rekorde. Ulja e tyre do të garantojë që ju, jo vetëm të mbijetoni po të rinisni ciklin e prodhimit, të tregtimit, të shërbimeve dhe të krijimit të fitimit në vend të zhytjes në borxhe dhe falimentimit. Një pullë e vendosur në vitrinë, në dritare, në hyrje të biznesit të vogël, do t’ia bëjë të pamundur çdo lloj inspektori të shtetit, të futet brenda dhe të terrorizojë dhe të marrë nëpër këmbë sipërmarrësit, t’i trajtojë si të jenë skllevër të shtetit kur në fakt janë ata që mbajnë shtetin, mbajnë dhe shoqërinë, mbajnë dhe ekonominë.” , tha Basha.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta gjatë gjithë ditës në të gjithë Shqipërinë, por pa mundur të prodhojnë reshje ditën e sotme. Sipas MeteoAlb, ...

07:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI