Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

"Dështaku" i Inter, kërkohet tani 72 milion paund nga Tottenham

Lapsi.al 31 July 2018
"Dështaku" i Inter, kërkohet tani 72 milion paund nga

Mesfushori francez i Valencias, Kondogbia, është në fokusin e Tottenham, pas një sezoni të shkëlqyer në huazim tek Valencia. Spanjollët ushtruan klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej £22 milion paund për ta marrë nga Inter e për ta vënë nën kontratë deri në 2022.

Burime të mirë informuara në Francë pretendojnë se ky fakt nuk i ka ndaluar Spurs të bëjnë një sondazh për 25 vjecarin, që është në krye të listës së dëshirave për teknikun Pochetino. Zyrtarët në White Hart Lane shprehen se kanë hapur bisedimet për mesfushorin difensiv, sipas France Football. Kondogbia është zëvendësuesi ideal për Mousa Dembele, me 31 vjecarin belg që duket pranë largimit nga klubi në veri të Londrës.

I lindur në rrethinat e Parisit nga prindër nga Afrika qendore, Kondogbia është i aftë të luajë edhe si mbrojtës i majtë ose qendërmbrojtës. Ai e filloi karrierën me Lens, më pas luajti për Sevilla dhe Monaco përpara se Inter të paguante £32 milion paund për të në 2015.

Karriera e mesfushorit në dy vitet në San Siro u duk shumë pranë dështimit, por ai nxorri më të mirën tek Valencia - duke bërë 30 takime e duke e ndihmuar klubin e La Liga të arrinte zonën Champions League.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI